Celebrities Gossip Showbiz

“Demi i vëllait”, Donaldi ‘gdhend’ në trup simbolin e rëndësishëm për të!

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. Aktori është mjaft i përfolur për marrëdhënien e tij me dy vajza shumë të njohura të showbiz-it, Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj e gjithashtu për angazhimin e tij në muzikë së fundmi.

E me anë të një Instastory të bërë pak më parë, Donaldi na ka zbuluar tatuazhin e tij më të ri që ka të bëjë me shprehjen e tij të famshme me të cilën thërriste vëllain e tij Romeon, një shprehje e përdorur shumë edhe gjatë eksperiencës së tij në ‘BBV’. Mes shumë tatuazheve të tjera, aktori ka ‘gdhendur’ dhe demin në trupin e tij.

Donaldi vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…” Mesa duket, projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm.

‘Nuk je’ u përfol shumë dhe për detajin e numrit 5 në videoklip që mendohet se ka të bëjë me datën e lidhjes së tij me Borën. Ende nuk dihet asgjë konkrete edhe pse po përflitet shumë për një ribashkim të mundshëm mes tyre.

Së shpejti presim një tjetër projekt nga Donaldi, vëllai i tij Romeo dhe miku i tyre më i mirë, producenti Elgit Doda. Këtë e ka bërë me dije vetë ky i fundit. Epo, le të presim se çfarë do të na sjellë treshja më e përfolur e momentit.