Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Demi Lovato dhe Taylor Swift lënë pas dore ‘armiqësitë’, dyshja duken të pandashme gjatë shfaqjes MTV Video Music Awards 2023!

Demi Lovato dhe Taylor Swift dukeshin si shoqe të ngushta në shfaqjen “MTV Video Music Awards 2023″, këtë të martë. Duke mos shfaqur asnjë shenjë përçarjeje, pavarësisht thashethemeve për një grindje të raportuar prej vitesh, këngëtarja 33-vjeçare u pa duke kërcyer me këngën e Demi Lovatos, teksa ajo performonte “Cool for the summer”.

Ndërkohë që Demi Lovato ndjek në rrjetin social “Instagram” Taylorin, kjo e fundit ka zgjedhur të mos ndjek asnjë në llogarinë e saj.

Thashethemet për një grindje mes dy artistëve filluan që në vitin 2010, për shoqërinë e tyre me këngëtaren Selena Gomez.

Rikujtojmë se, problemet që ka patur në raport me të atin kanë bërë që këngëtarja Demi Lovato të kërkojë lidhje me meshkuj shumë më të mëdhenj nga ajo në moshë.

Këngëtarja foli në “The Howard Stern Show” dhe iu referua lidhjeve që kishte bërë në të kaluarën, me meshkuj më të mëdhenj. Një prej tyre ishte Wilmer Valderrama, i cili është 13 vjet më i madh.