Celebrities Gossip Showbiz

Dhe na paralajmëroi! Kida zbulon surprizën e madhe…

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it tonë dhe kjo jo vetëm për faktin se këngët e saj numërojnë miliona klikime, por gjithashtu ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram. E duket se bukuroshja po i surprizon mbështetësit e saj në mënyrën më të bukur.

Një muaj pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike” , duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Teksa ditën e djeshme postoi një Instastory, Kida ka shkruajti një fjalë që na bëri të kuptojmë se duhej të prisnim një surprizë nga ajo:

Sonte

Dhe pritja kaq ishte! Bukuroshja na zbuloi cover-in e albumit që ajo kishte paralajmëruar prej kohësh dhe na zbuloi disa detaje rreth tij. “Orchide” është albumi i parë i saj përgjatë gjithë viteve karrierë dhe është emri i plotë i këngëtares.

Pas një viti punë dhe përpjekjesh, jam krenare t’iu prezantoj kopertinën e albumit tim të parë.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit që këngëtarja publikoi para një muaji është “Ike” dhe ka plot 4 milion klikime.

Teksa kënga e parë e albumit të saj më të ri, “Dinero” shkaktoi shumë pakënaqësi tek ndjekësit e saj. Shumica e tyre janë treguar skeptikë dhe kanë kritikuar tekstin e projektit më të ri muzikor duke u shprehur se ai stil muzikor nuk është zhanri që i shkon më shumë Kidës, pasi jemi mësuar ta shohim më shumë te këngët e dashurisë.

Rikujtojmë se, Kida lançoi para 5 muajsh këngën “Dale” në bashkëpunim me Butrintin dhe Ledrin. Kënga padyshim mund të konsiderohet hiti i verës, pasi numëron afro 72 milion klikime dhe është dëgjuar kudo.