Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata e pazakontë që David Beckham i bëri Mbretit Charles III!

Në një event për modën britanike, Mbreti Charles III dhe David Beckham u takuan dhe ish-ylli i futbollit i bëri një surprizë të këndshme monarkut të ri. David o ofroi një kavanoz me mjaltë që e bëri vetë në shtëpi, ku mban koshere bletësh. Beckham thuhet se ka ngritur koshere bletësh në kopshtin e shtëpisë së tij në Cotswolds që nga koha e karantinës.

Mbreti Charlesl III dukej shumë mirënjohës për dhuratën e Davidit. “Natyrisht që është një javë e rëndësishme për Madhërinë e Tij dhe familjen e tij dhe ne jemi shumë të emocionuar që jemi këtu sonte. Është kënaqësi e madhe të takojmë mbretin. Gjithmonë e kam dashur familjen mbretërore”,-tha David pak para takimit me monarkun e ri.

Kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë ndërsa Mbreti u kurorëzua vetëm pas mesditës. Ndërkaq, duke folur ekskluzivisht për ‘A Right Royal Podcast’ për kurorëzimin, Princi Albert i Monakos zbuloi pse nuk i lejohej t’i jepte dhurata Charles III