Celebrities Gossip Music Showbiz

Bora u shpreh se “Për momentin nuk ka asgjë…” por Donaldi vazhdon të këmbëngulë ende!

Normalisht që dyshja më e komentuar e momentit në showbiz-in shqiptar janë Bora Zemani dhe Donlad Veshaj. Edhe pse që pas afrimitetit të aktorit me këngëtaren Beatrix në shtëpinë e “Big Brother VIP” gjithçka u duk sikur mori një tjetër rrjedhë, mesa duket nuk ndodhi kështu. Pas përfundimit të “BBV” ngjarja ndryshoi krejtësisht. Donald Veshaj iu përkushtua muzikës.

Pas këngës së parë “Toxic Love” në bashkëpunim me Elgit Dodën, ai ka nxjerrë në treg edhe dy projekte të reja muzikore. Vetëm katër javë më parë publikoi “Nuk je”, një këngë që të gjithë fansat besojnë se është dedikim për ish-partneren, Bora Zemani. Por jo vetëm kaq.

Pak ditë më parë vëllezërit Veshaj dhe kantautori i njohur Elgit Doda sollë bashkëpunimin e tyre të radhës të titulluar “Picasso”. Të gjithë fansat menduan se ky është një tjetër dedikim për Borën ku edhe gjetën detaje të vogla që mendohet se kishin lidhje. 

Gjatë një koncerti të zhvilluar së fundmi teksa po performonin në skenë të tre së bashku, Donaldi i pyet fansat se për kë e ka dedikim këngën dhe fansat të gjithë së bashku përmendin emrin e Borës. Donaldi pyet sërish se për kë dhe kur fansat thonë përsëri “për Borën” dhe ai shtoi “Ok, bëjani tag Borës”.

E pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kudo, moderatorja vendosi që ditën e djeshme të reagonte duke thënë se gjithçka ishte e tepërt dhe theksoi se nuk ka asgjë për momentin.