Celebrities Music

Dua Lipa cilësohet si “Cher e gjeneratës sonë”, por vetë ikona e muzikës ka një përgjigje për këtë krahasim!

Është diçka shumë e mirë kur artistët mbështesin njëri-tjetrin, sidomos në rastin kur ikonat e muzikës vlerësojnë punën e gjeneratës së re. Së fundmi ikona e muzikës, Cher iu përgjigj një postimi në Twitter që e krahasonte atë me yllin e popit, Dua Lipa, e cila është gati gjysmë shekulli më e re se ajo. Një fanse në Twitter shkroi: “Dua Lipa, Cher e gjeneratës sonë”, mbi një klip të Duas që ka një ngjashmëri të dukshme fizike me artisten.

Ata kishin postuar një foto të dy këngëtareve krah për krah që duken jashtëzakonisht të ngjashme me flokë të drejtë e të gjatë të zinj dhe veshje të me shkëlqim. Në përgjigje të komentit, Cher, e cila festoi ditëlindjen e saj të 76-të në maj, shkroi:

Sa vjet janë në një gjeneratë.

Fotoja e Duas në postimin origjinal në Twitter ishte nga ‘look’-u i saj në “Grammy” vitin e kaluar, ku shumë ekspertë e krahasuan atë me veshjen e Cherit në vitin 1974. Vitin e kaluar, këngëtarja e hitit “No Rules” veshi një fustan me motive fluturash të markës “Versace” në shfaqjen e çmimeve pasi u emërua si imazhi i markës së stilistëve vetëm një vit më parë. Cher gjithashtu kishte veshur një veshje me tematikë flutura me ngjyra të ngjashme me ato të Duas në vitin 1974, pasi u zbulua se ajo kishte bashkëpunuar me “Versace” për të krijuar linjën e saj të modës të quajtur, “Chersac”.

Vlen të theksohet gjithashtu se artistja Dua Lipa do të jetë e pranishme në muajin nëntor në Tiranë dhe këtë e konfirmoi vetë Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook.