Celebrities Gossip Showbiz

“Mbretëresha e Shqipërisë”/Facebook, zyrtarisht ‘fansi’ më i zjarrtë i Dua Lipa-s!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë pak para nisjes së “Sunny Hill Festival” në Tiranë. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi krahas së cilave shkruan: “Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Në këtë postim vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti që këngëtarja ka marrë nga faqja zyrtare e Facebook e cila i komenton:

Mbretëresha Dua Lipa e Shqipërisë.

Kujtojmë që Facebook pak ditë më parë e vlerësoi Duan me notën 10 për fotografitë e publikuara nga ‘Sunny Hill Fesitval” që u zhvillua në Kosovë. Në mesin e mijëra fansave që Dua Lipa ka në mbarë botën është edhe Facebook, kompania e themeluar nga Mark Zuncerberg. Sjellim në vëmendje se para disa ditësh Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm.

Ndërkaq, Dua është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun. Dhe bukuroshja shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi ku një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të. Në një video që ka bërë xhiron e rrjetit në TikTok, këngëtarja mund të shihet teksa ecën në skenë dhe vëren një nga fansat e saj në publik dhe thotë:

Po përpiqem të lexoj se çfarë shkruan në bluzën tënde? Thuhet ‘Martohu me mua’. Më vjen keq nuk mund të martohem me ty, por mund të ta dedikojë këtë këngë nëse dëshiron!

Një incident ndodhi gjithashtu në koncertin e Dua-s disa ditë më parë në Toronto, ku disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti. Të paktën tre persona pësuan lëndime të lehta. Dua ndërkaq, reagoi me një postim në Instastory duke thënë se ajo dhe ekipi i saj janë tronditur dhe hutuar.