Botë e Çuditshme Love & Sex

Duke lëvizur bishtin e tyre, ja çfarë emocionesh po shprehin qentë tuaj!

Qentë në shumë raste i shprehin emocionet e tyre me një tundje të gëzur të bishtit dhe me këtë veprim pretendohet se ata reflektojnë lumturinë e madhe që ju kanë parë.

Por jo përherë ndodh kështu! Kjo ka edhe një shpjegim tjetër!

Madje nëse keni marrë një kafshë shtëpiake dhe akoma nuk e keni vendosur çfarë emri do t’i vendosni ka shumë emra në qarkullim. Rikujtojmë, se të zgjedhësh një emër për krijesën tënde të vogël është një detyrë sfiduese.

Ndërkaq, ekspertja e sjelljes së qenve, Katja Krauss, tha për agjencinë gjermane të lajmeve “DPA” se:

Ndërsa ne mendojmë se tundja e qenit tonë do të thotë lumturi, në fakt është vetëm një shenjë e mallëngjimit të kafshës. Është pothuajse një rregull që ndjenja e tensionit lidhet me intensitetin e tundjes së bishtit. Sa më të ngadalta dhe të buta të jenë lëvizjet e bishtit, aq më pak tension ndien qeni.

Gjërat janë ndryshe nëse bishti lëviz më shpejt dhe nuk lëkundet në një distancë të gjerë. Bishti i tendosur që qëndron vertikalisht dhe bën lëvizje të vogla do të thotë konflikt, madje edhe më shumë. Qentë e lumtur zakonisht tundin bishtin e tyre që është i ngritur lart dhe pothuajse bën një rreth në ajër.

Por ndonjëherë edhe qeni i lumtur mund të tundë bishtin shpejt dhe “ashpër”. Për të dalluar gjendjet shpirtërore të një qeni ju duhet të vëzhgoni bishtin në situata të ndryshme, për shembull kur e dini se ai ndiehet i kërcënuar nga prania e një qeni tjetër.

Kjo ndihmon gjithashtu kur merren parasysh karakteri i qenit, anatomia dhe mesazhet e dërguara nga pjesa tjetër e trupit të tij.