Celebrities Music Showbiz

Duke u bazuar edhe tek filmi i sapo publikuar cilat janë hitet më të mira të artistes Beyonce?!

Jo vetëm që Beyoncé ka kryesuar por edhe ka sjellë tendencat muzikore që nga fillimi i viteve 2000 apo edhe nga fundi i viteve 90, ajo e ka bërë këtë me talent dhe inovacion sigurisht. Një karrierë mjaft e suksesshme që sigurisht arrin të numërojë miliona dhe të kryesojë listat dhe renditjet me hitet që ajo sjell. Beyonce ka dalluar gjithmonë për stilin e saj unik në muzikë por edhe në art.

Duke marrë parasysh të gjithë suksesin e saj me turneun e zhvilluar kohët e fundit mund të themi se ajo është me të vërtetë një divë e muzikës botërore, një ikonë. Duke qenë se jemi duke folur për Renaissance, këngëtarja pati një vit të mrekullueshëm me turneun e saj dhe filmin që sapo e ka publikuar rreth koncertit. Këtu janë gjashtë këngët e saj më të mira, të vlerësuara në nder të këngëtares, aktores, filantropistes dhe sipërmarrëses që mban rekordin për më shumë çmime Grammy të dhëna një vokalisteje femër dhe vazhdon të ndikojë në gjithçka, nga moda deri tek stilet e kërcimit dhe jo vetëm…

Halo

Black Parade

Break My Soul

Formation

Listen

Run the World (girls)