Celebrities Music Showbiz

Dy artistet, Normani dhe Cardi B, provokojnë më shumë se kurrë në klipin e tyre!

Këngëtarja e njohur Normani është rikthyer pas një pauze të gjatë, me një projekt të ri muzikor, të titulluar “Wild Side”, ku në të shfaqet dhe reperja Cardi B. Kënga u lançua vetëm pak më parë me një video muzikore të prodhuar nga Tanu Muino, i cili kohët e fundit u mor dhe me projektin “Up” të Cardi B, si dhe koreografi nga bashkëpunëtori i shpeshtë i Normanit, Sean Bankhead.

Në videon e publikuar, Normani shihet në ambiente të ndryshme me veshje të modës dhe me një larmi balerinësh ndërsa këndon për ‘kënaqësinë seksuale’. Më saktësisht, sipas tekstit thuhet:

Më merr për një udhëtim, më trego anën tënde të egër. Dije që ka kaluar ca kohë, dua të egërsohem!

Më vonë, reperja Cardi B i bashkohet. Duhet theksuar se videoklipi dhe teksti janë të një natyre shumë provokuese. Dy artistet ja kanë dalë mbanë që të trazojnë ujrat dhe të vijnë më seksi se kurrë. Kënga ka shkaktuar shumë reagime që në çastet e para të publikimit të saj. Në një deklaratë, Normani është shprehur se:

Unë isha duke u përgatitur me provat për rreth tre javë duke u bërë gati për videon “Wild Side”, kur Cardi dëgjoi regjistrimin për herë të parë. Ajo vërtet erdhi në këtë projekt për mua dhe e solli në jetë duke bërë thjesht atë që Cardi bën më mirë. Unë e dua atë grua dhe i jam përgjithmonë mirënjohëse.