Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Dy super bashkëpunime”, Capital T zbulon projektet e së ardhmes për TAR!

Capital T, reperi që prej më shumë se një dekade tanimë është shumë i dashur për publikun ishte i ftuar në ‘Pardon My French’ ku nuk tha pak ekskluzivitete. Fillimisht, intervista nisi me një pyetje paksa ngacmuese për Kapon lidhur me sa personale janë këngët e tij. Reperi u përgjigj se shumica prej tyre kanë një pjesë personale të tijën.

Jo të gjitha këngët, por një projekt që të jetë i suksesshëm duhet të përçoj emocion, mund te jenë këngë të mira teknikisht, po nuk janë të përjetshme se nuk ka asnjë emocion. Nuk është se kam një këngë specifike. Kam aq shumë këngë. Numëroj rreth 100 klipe, 4-5 albume, është shumë e vështirë të gjej një këngë që të më personalizoj.

Çfarë projektesh duhet të presim nga Capital T në të ardhmen dhe a do të kemi ndonjë bashkëpunim surprizë? Reperi na zbulon jo vetëm dy emra, por një prej tyre është me një emër shumë të njohur në tregun muzikor gjerman.

Tani do e ul pak tempin e këngëve. Këto projekte që po vijnë do jenë të kuruara prej A-së deri në ZH. Do jenë super bomba. Ndoshta nuk do jenë 10, do jenë 3, por do vijnë super super projekte. Pas 7-8 vitesh do kthehem në bashkëpunim me Alban Skënderaj dhe kam një super projekt të verës. Është dhe një bashkëpunim tjetër me një artist europian prej Gjermanisë, me Capital Bra, një prej më të sukseshmëve në Gjermani.

Po për sa i përket jetës personale, a është gati Kapo të krijojë një familje dhe si e mendon ai atë moment?

Kam qejf të kem shumë fëmijë, 4-5. Nuk është se s’po rri gati, po e kërkoj. Unë faktikisht ka pak vite që e kam si ndjenjë, jam më shumë se gati, po s’është diçka që e vendos veç unë. 95 përqind e ish- të dashurave të mia kanë qenë jo goca televizioni, por ka pasur dhe modele.