Celebrities Gossip Showbiz

E fiton një herë por kur e humb, e humb përgjithmonë! Emily Ratajkowski refuzon të kthehet me producentin pas tradhtisë së tij!

Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se modelja Emily Ratajkowski po kërkon divorcin nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Supermodelja, me sa duket, i konfirmoi thashethemet se Bear-McClard e kishte tradhtuar, pasi ka bërë “like” disa postime negative në Twitter të shkruara për bashkëshortin e saj.

Tani, po raportohet se producenti po lutet për një tjetër shans nga Ratajkowski, por ajo nuk ka ndërmend ta falë. Një burim i afërt tha për Page Six se:

Sebastian po i lutet që t’i japë atij një shans tjetër. Kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo bëri gërmimet e saj dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai ka bërë pas shpinës së saj.

Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në New-York pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën. Ratajkowski ndërkaq ka shumë plane për karrierën e saj. Modelja dhe aktorja 30-vjeçare nuk ka frikë të dështojë kur provon diçka të re, sepse kjo i jep gjithmonë një rritje të vetëbesimit dhe është mësuar të mos ndalet në asnjë gabim që ka bërë.

Duke folur për “Harper’s Bazaar UK” për serialin e tyre “Si kam arritur këtu”, ajo tha:

Unë e shoh veten duke bërë shumë më tepër gjëra, qoftë duke shkruar një libër tjetër apo duke punuar në film. Ka kaq shumë mediume që më interesojnë.

Risjellim në vëmendje se modelja ka një djalë të vogël nga martesa me producentin e njohur. Bukuroshja ka treguar së fundmi se si është ndjerë kur mësoi për gjininë e fëmijës së saj. Në një intervistë me prezantuesen Ellen DeGeneres, Emily kujtoi se si u ndje kur mësoi se do të lindte një djalë.