Celebrities Film & Tv Showbiz

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund marrëdhënies: “Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola!”

E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi. Ajo na ka folur më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?

Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë këtë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundsi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë.

Çfarë mund të thuash për lidhjen tënde që kishe lënë jashtë para se të hyje në BBV?

Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat.

Ke ndonjë projekt të ri me të cilin po merresh?

Para se të futesha kam xhiruar një film këtu në Tiranë. Nuk e di se kur do të dalë. Titullohet “Fall” dhe shpresoj që ta pëlqejë publiku. Është filmi i parë për mua.