Botë e Çuditshme

E shikonin si mungesë higjiene por ja arsyeja se përse faraonët egjiptianë mbanin mjekra false!

Faraonët tradicionalisht mbanin mjekra false të bëra me qime dhie. Atyre u pëlqente gjithmonë të shfaqeshin me rrobat e tyre ekstravagante dhe stolitë e arta. Megjithatë, përveç gjithë kësaj shfaqjeje të jashtme, faraonët kishin një gjë të përbashkët, mjekrën e rreme. Sipas besimit egjiptian, perëndia Osiris e priste të ndjerin në jetën e përtejme. Osiris do t’i shfaqej të ndjerit me mjekrën e tij të madhe dhe të spikatur. Faraonët gjithashtu filluan të mbanin mjekra të rreme për t’i shtuar vetes këtë veçori hyjnore dhe për të mbajtur gjallë hyjninë e Zotit.

Në fakt, popullit egjiptian nuk e pëlqente shumë mjekrën; shumë egjiptianë ishin krejtësisht pa mjekër. Publikut nuk i pëlqenin mustaqet, mjekrat dhe vetullat e trasha për arsye higjienike dhe këtë e shikonin si mungesë higjiene. Me këtë ide u pajtuan edhe faraonët, në fakt asnjëri prej tyre nuk kishte mjekër të vërtetë, por përkundër kësaj, ato mbanin mjekra të rreme në shenjë statusi dhe hyjnie.

Mjekra, sipas tyre, ishte e lidhur me cilësi të tilla si fuqia, maskuliniteti dhe fertiliteti. Ata mendonin se mjekra jepte përshtypjen e inteligjencës dhe përvojës për shkak të moshës, kështu që ishte e domosdoshme që faraonët të kishin mjekër. Tradita e mjekrës së rreme nuk bënte dallime mes gjinive. Megjithëse shumica e faraonëve që sundonin Egjiptin ishin meshkuj, faraonët femra gjithashtu vazhduan traditën e mjekrës së rreme kur erdhën në pushtet.