Bota Food & Drink

Edhe për këtë vit Italia mban “fronin” për ngrënien e makaronave!

E kush nuk e di që italianët janë populli që njihen si dashamirësit e makaronave dhe nuk habitemi aspak që ky vend kryeson në Evropë sa i përket konsumit të makaronave për banor. Në Itali shiten çdo vit 39.7 kilogramë makarona për banor, që është shumë më përpara se të gjitha vendet evropiane. Në Europë, sa i përket shitjeve të spagetit, makaronave, Franca është në vendin e dytë. Statistikat nuk përfshijnë ushqime të gatshme apo makarona të mbushura, si ravioli.

Sipas të dhënave të fundit të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, në Bashkimin Evropian në vitin 2022 janë prodhuar gjithsej 6.1 milionë tonë makarona, që është 20% më shumë se pesë vjet më parë. Në këtë drejtim, me një peshë prej 4.2 milionë tonësh, kryesoi Italia, e cila është edhe eksportuesi më i madh i këtij ushqimi. Ky vend eksportoi 2.1 milionë tonë në vitin 2022, që është 77% e totalit të eksporteve evropiane.

Ndër vendet ku konsumi është nga 10 deri në 19.9 kilogramë janë Portugalia, Zvicra, Turqia, por edhe Çekia, Suedia, Finlanda dhe Lituania. Në Britaninë e Madhe shiten më pak se dy kilogramë makarona për banor në vit, që është më e ulëta në Evropë. Sipas vlerësimit të analistëve, spageti dhe makarona të ngjashme të papërpunuara me vlerë rreth 23.45 miliardë euro u shitën në Evropë në vitin 2023 dhe një e pesta e kësaj shume, një total prej pak më shumë se dhjetë miliardë euro, i përket Italisë dhe Francës. Pavarësisht zgjedhjeve të tyre dietike, italianë e mbajnë peshën e tyre në nivele normale. Blogerja italiane e ushqimit, Elena Davis, ka zbuluar pesë arsye që makaronat mund të mos jenë aq të dëmshme sa ne mendojmë. Zbuloni në këtë link deklaratën e ekspertes.