Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda nuk ka të ndalur me projekte të reja, paralajmëron shumë surpriza!

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe prindër për herë të parë me vogëlushin Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ka qenë tepër i suksesshëm edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, e disa prej tyre kanë qenë dhe ato në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj. Duket se artistët kanë vendosur të na surprizojnë sërish e këtë herë bëhet fjalë për Romeon. Pak javë më parë dyshja na ka treguar se kanë gati këngën e tyre më të re.

Por, nëse mendonit se do të jetë vetëm kjo e keni gabim pasi vetëm pak më parë me anë të një Instastory, Elgiti krahas një ‘selfie’ na ka paralajmëruar që të qëndrojmë gati për surprizat e tij.

Shumë shpejt gjëra të bukura do vijnë, vetëm rrini gati

Para një muaji, Elgiti publikoi pjesën e dytë të hitit të tij ‘Toxic Love’ në bashkëpunim me Klodian Kodrën dhe ka kaluar mbi 3 milion klikime në platformën YouTube.