Celebrities Gossip Showbiz

Me çfarë do të na surprizojnë së shpejti Romeo Veshaj dhe Elgit Doda?

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ka qenë tepër i suksesshëm edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, e disa prej tyre kanë qenë dhe ato në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj. Duket se artistët kanë vendosur të na surprizojnë sërish e këtë herë bëhet fjalë për Romeon. Me anë të një Instastory të publikuar pak më parë dyshja na ka treguar se janë duke punuar mbi një projekt dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellin djemtë.

Para një muaji, Elgiti publikoi pjesën e dytë të hitit të tij ‘Toxic Love’ në bashkëpunim me Klodian Kodrën dhe ka kaluar mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.