Music

Elton John e Dua Lipa sërish bashkë, del sot Cold Heart PNAU Remix!

Mes Elton John-it e Dua Lipës ka një afrim akoma edhe më të dukshëm.

Pas pjesëmarrjes vitin e kaluar të rockstar-it anglez në koncertin streaming “Studio 2054” të yllit të pop-it dhe që Dua ia ktheu me performancën në festën e Aids Foundation të Elton-it, të dy do të publikojnë një single bashkë. Eshtë fjala për Cold Heart (PNAU Remix), që del sot.

Elton John shkruan:

Dua, të adhuroj! Ishte një përvojë e jashtëzakonshme kjo që bëmë bashkë. Pres me padurim që të gjithë ta dëgjoni!

 

Nga notat e para të dëgjuara në një postim në Instagram nga Elton John, bëhet fjalë për një ripërpunim të këngës Sacrifice, një sukses i vitit 1989, i përfshirë në albumin Sleeping with the Past. Aty dëgjohet edhe një pjesë nga Rocket Man.