Bota Gossip Tech

Emrat që “fshihen” pas rrjetit social të Donald Trump…

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi planet për të përdorur aplikacionin e tij të mediave sociale. Ndërsa llogaritë i janë ndaluar nga Twitter dhe Facebook, rrjeti Trump do të quhet ‘TRUTH Social’ e pritet të fillojë së funksionuari në nëntor. “Fillimisht, për një numër të caktuar njerëzish dhe më pas, vitin e ardhshëm do të nisë përhapja mbarëkombëtare”, – siç njofton ‘Trump Media&Technology Group’ (TMTG). ‘TRUTH Social’ synon të rivalizojë “kompanitë e mëdha teknologjike”, të tilla si Twitter dhe Facebook, që e kanë ndaluar ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka caktuar dy njerëz të besuar për të drejtuar kompaninë më të re të krijuar. Patrick Francis Orlando, është shefi ekzekutiv i SPAC (kompani blerjesh me qëllim të veçantë) që ndihmoi ish-Presidentin Trump të bënte publike kompaninë e tij të medias dhe teknologjisë dhe është gjithashtu shefi i financave të një firme misterioze me zyra në Wuhan. 49-vjeçari, drejton dy SPAC, të njohura edhe si kompani të kontrollit të bardhë, që synojnë t’i bëjnë kompanitë private të dalin publike përmes bashkimeve dhe blerjeve.

Njëra është ‘Digital World Acquisition Corp’ (DWAC), ku Orlando është shefi ekzekutiv e cila tronditi Wall Street kur njoftoi bashkimin e saj me ‘Trump Media and Technology Group’, duke rritur aksionet me afro 1000%. Ndërkohë, shefi i financave i DWAC është një anëtar i Kongresit të Brazilit dhe princ i vetëshpallur që dëshiron rikthimin e monarkisë i njohur me emrin Luiz Philippe de Orleans e Braganca.

Përpara se të bëhej një monark jozyrtar në Amerikën Latine, Philippe mori masterin nga Universiteti “Stanford” dhe punoi në një bankë investimesh në Nju Jork. Philippe është shprehur se ashtu si presidenti Trump, beson në tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar dypalëshe, duke investuar në mbrojtje dhe duke mbajtur kufij të fortë”.

Ndërkaq, ju rikujtojmë, se një tjetër detaj interesant mbi serialin që po tërheq shumë publikun, “Squid Game”, ka bërë që të rritet kurioziteti për ata që nuk e kanë parë ende. Hwang Dong-hyuk, regjisori, skenaristi dhe producenti i “Squid Game” zbuloi një tjetër ‘mister’. Këtë herë thotë se i gjithë filmi është nxitur edhe nga administrimi i Trump, kurse një prej personazheve është frymëzuar në mënyrë direkte nga ai.