Celebrities Gossip Showbiz

Epo Bella Hadid e paska pasur një qëllim në lidhje me fustanin që hyri në histori!

Bella Hadid u duk jashtëzakonisht mahnitëse në Festivalin e Filmit në Kanë 2021. Modelja kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata nga “Schiaparelli Haute Couture” dhe një gjerdan të madh prej ari në formën e mushkërive të njeriut që mbulonin gjoksin e saj. Kur u pyet në lidhje me veshjen nëse padashur mund të ndodhte diçka e papritur Hadid tha për Vogue se as nuk kishte menduar për këtë sepse gjithçka ishte në mënyrë të përsosur. Modelja bukuroshe shtoi se kishte bërë thjesht një kontroll të vogël të gjerdanit nëse ishte në vendin e duhur para se të zbriste nga makina dhe kjo ishte e gjitha.

Unë thoja nëse do të ndodhë, do të ndodhë tani. Kështu që unë jam duke ecur në tapetin e kuq dhe nëse në pesë minuta nga tani, ka fotografi të gjoksit tim kudo, atëherë kjo ishte ajo që supozohej të ndodhte.

Bella u shpreh se e vetmja gjë për të cilën ajo ishte ndjerë e pasigurtë ishte vetëm materiali i fustanit.Pavarësisht se fustani ishte me mëngë të gjata dhe jashtë ishte shumë nxehtë, modelja u mundua që të mos e ulte kokën sepse më pas njerëzit mund të shikonin gjithçka.

Pamja e Hadid në këtë eveniment të rëndësishmëm hyri në histori si një nga veshjet e saj më të mira të të gjitha kohërave.  Kjo  nuk  është hera e parë që Bella Hadid shkëlqen me pamjen e saj sepse ajo ka qenë në qendër të vëmendjes dhe shumë herë të tjera për veshjet e saj të veçanta dhe të bukura në tapetin e kuq.