Celebrities Showbiz

Familja Shaqiri për herë të parë të tre bashkë rrëfejnë dasmën dhe premtimet që i konfirmuan njëri-tjetrit!

Ditën e shtunë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit. Vendimi për të rikonfirmuar martesën me gruan e tij Emanuela ka ardhur pas disa vitesh martesë në Itali. Ka pasur një ceremoni, një fustan të bardhë dhe një event organizuar vite më parë në Itali. Këtë herë Ilir Shaqiri ka dashur që këtë ceremoni ta organizojë në vendlindje. Shpesh herë Ilir Shaqiri ka bërë deklarata dashurie për gruan e tij duke e falenderuar për sakrificën që ajo ka bërë dhe për mbështetjen maksimale edhe përgjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”.

Çfarë detajesh mund të ndajë Iliri me ne?

Ishte si një spektakël me 4 akte. Akti i parë ishte celebrimi nga ‘Lali Eri’. Akti i dytë ishte konsumimi i aperitivit ku të gjitha tavolinat kishin emra, Tirona, Milano etj. E jona normale që ishte Tirona. Kanë ardhur njërëz të spektaklit, miq që kam bashkëpunuar ndër vite. Pasi mbaroi darka, kërcyem këngën e Emily dhe doja që ta hapja festën me këtë kërcim. Pastaj këndoi Orgesa, filloi aktin e saj me një miks këngësh. Më pas erdhi Gena dhe Inva Mula. Ishin të gjitha këngët dhe kërcimet që ekzistojnë. Pastaj akti i fundit ishte Ermal Mamaqi që i binte kitarës dhe improvizonte këngë.

Cili ka qenë për Emily dhe Emanuelën momenti që u ka pëlqyer më shumë gjatë dasmës?

Emanuela: Një diferencë shumë e madhe sepse në Itali kjo ndodh më pak. Kërcimet ishin shumë interesante, të gjithë dinin të kërcenin. Unë improvizova dhe Napolonin.

Emily: Më pëlqeu përzierja e këngëve, vallëzimet në grup. Kërcyem bashkë shqiptarë dhe italianë. Pastaj dhe veshjet tradicionale.

Po lidhur me listën e të ftuarve? Iliri tregon:

Kishte mungesa shumë. Kishte njerëz që kishin punë dhe nuk mund të vinin, që i mirëkuptoj. Ka lëvizur shumë lista e të ftuarve. I falenderoj të gjithë ata që erdhën. Sabi e ka marrë ftesën i pari, së bashu me banorët e tjerë të shtëpisë. Ai ka pasur punë dhe e mirëkuptoj. Nëse dhe unë do të ftohem diku dhe kam punë, shpresoj të mirëkuptohem dhe unë. Kur të haet fjala me një person, kjo ndodh edhe brenda shtëpisë edhe jashtë. …Donaldin nuk e ftova.

Cilat janë planet e ardhshme në karrierë për familjen Shaqiri?

Emily: Është e gjitha për t’u parë sepse jeta e një artisti është gjithmobë një surprizë. Unë po studioj aktrim dhe vallëzim. Është një surprizë se çfarë mund të ndodhë, na mbetet për t’u parë.

Emanuela: Unë tashmë punoj pas perdeve, pas skenës. Kam zgjedhur dimensionin e duhur. Arrin një farë pike që ti duhet të zgjedhësh se çfarë ka më shumë rëndësi. Unë kam zgjedhur familjen dhe punoj pas kuintave.

Iliri: Unë dëshirat nuk i them dhe i mbaj për vete deri në momentin që realizohen. Pres sezonin e ri, kam dy shfaqje në Romë me nxënësit e mi, pastaj kemi një pjesëmarrje në Korçë që kam drejtimin artistik që ma ka dhënë Inva Mula. Pastaj janë të gjitha këto eventet në Itali.