Celebrities Gossip Showbiz

Festivali i Filmit në Venecia/Lista e plotë e fituesve!

Festivali i Filmit në Venecia i dha çmimin e madh, “Golden Lion” për filmin më të mirë, dramës franceze të regjisores Audrey Diwan për abortin, “Happening”. Regjisorja e emocionuar u shpreh se:

Ndihem e dëgjuar sonte! E bëra këtë film me zemërim, e bera këtë film edhe me dëshirë. E bëra me barkun, zemrën, zorrët, kokën. Unë doja që “Happening” të ishte një eksperiencë. 

“Happening”, një përshtatje e romanit me të njëjtin emër nga Annie Ernaux, tregon historinë e një studenteje të shkëlqyer kolegji, në fillim të viteve 1960 në Francë, e cila e sheh emancipimin e saj të kërcënuar kur mbetet shtatzënë. Pa mundësi ligjore, ajo përpiqet të gjejë një mënyrë për të abortuar në mënyrë të paligjshme. “The Guardian” e cilësoi këtë film si serioz, tërheqës dhe më në fund të nderuar.

Rikujtojmë, se vitin e kaluar “Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, triumfoi në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve “Oscar”, duke marrë statujën e artë. Ndërkohë, Zhao u zgjodh edhe regjisorja më e mirë, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim. Për interpretimin e jashtëzakonshëm në filmin “Nomadland”, Frances McDormand mori çmimin e aktores më të mirë. Pra, pas Chloe-s, Diwan bëhet regjisorja e dytë femër që nderohet me çmimin më të rëndësishëm të Festivalit.

Ndërkaq, ju njohim me listën e plotë të fituesve të Festivalit të Filmit në Venecia të vitit 2021:

“Golde Lion” për filmin më të mirë

“Happening”, Audrey Diwan

Çmimi i Madh i Jurisë

“The Hand of God”

Regjisori më i mirë

Jane Campion, për “The Power of the Dog”

Aktori më i mirë

John Arcilla për “On The Job: The Missing 8”

Aktorja më e mirë

Penelope Cruz për “Parallel Mothers”

Skenari më i mirë

Maggie Gyllenhaal për “The Lost Daughter”

Aktori më i mirë i ri

Filippo Scotti për “The Hand of God”

Çmimi Special i Jurisë

“Il Buco”, Michelangelo Frammartino

“Lion of the Future” për Filmin Debutues më të Mirë

“Imaculat”, Monica Stan, George Chiper-Lillemark

Horizons

Filmi më i mirë

“Pilgrims”, Laurynas Bareisa

Regjisori më i mirë

Eric Gravel, “Full Time”

Çmimi Special i Jurisë

“The Great Movement”, Kiro Russo

Aktori më i mirë

Piseth Chhun për “White Building”

Aktorja më e mirë

Laure Calamy për “Full Time”

Skenari më i mirë

Peter Kerekes, Ivan Ostrochovsky për “107 Mothers”

Filmi më i mirë i shkurtër

”Los huesos”

Horizons Extra

Çmimi i audiencës “Armani beauty”

“The Blind Man Who Didn’t Want to See Titanic”

Venice VR Expanded

“Best VR Story”

“End of Night”

“Best VR Experience”

“Le bal de Paris”

“Best VR Work”

“Goliath Playing with Reality”