Gossip Showbiz

Fotot e fundit të Kim Kardashian irritojnë fansat, ja për çfarë e akuzojnë ata…

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian së fundmi ka ndarë disa foto në rrjetet e saj sociale dhe nëse mendoni se ka ‘goditur’ për mirë, nuk mund të themi kështu. Fansat i janë vënë asaj kundër për shkak të vathëve të saj, të cilët sipas tyre ylli i njohur është inspiruar nga kultura hindu dhe e kanë akuzuar për përvetësim kulturor.

Në vathët e saj bie në sy simboli kryesor i shenjtë i hinduizmit. Simboli i Om ka qenë mjaft i përdorur në Amerikë për dekada me radhë, si shumë tradita të tjera hindu siç është edhe yoga. Mirëpo fansat e Kim e kanë akuzuar për “vjedhje” të elementëve të trashëgimisë së tyre. Dikush i ka komentuar në Twitter se:

A duhet ta përmendim faktin se Om është një simbol i shenjtë i hinduizmit dhe jo thjesht një aksesor.

Dikush tjetër i ka shkruajtur:

Kim që mban simbolin tim të shenjtë pa ja pasur idenë se çfarë kuptimi ka. Sjellje e zakonshme e Kardashian-ve.

https://twitter.com/KimKardashian/status/1396499905624125445?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1396499905624125445%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2Fvetem-per-nje-pale-vathe-gjithe-fansat-i-kthehen-kunder-kim-kardashian%2F

Rikujtojmë, se Kim dhe reperi i njohur Kanye West i kanë dhanë fund marrëdhënies së tyre 7-vjeçare. Deri më tani as Kim dhe as Kanye nuk janë pronocuar publikisht në lidhje me divorcin e tyre.

Por në episodin e mbrëmjes së djeshme të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka thyer heshtjen. Së fundmi gjithashtu bukuroshja vjen me një projekt të ri, ku në pah do të dalë zëri i saj.