Celebrities Film & Tv Showbiz

Freddie Mercury, një dokumentar i ri tregon si e përballoi vdekjen!

Fjalët dhe ditët e fundit të legjendës së grupit “Queen”, Freddie Mercury do të zbulohen në fund të muajit, në një dokumentar të ri të BBC-së, me titull “Freddie Mercury: The Final Act”. Siç bën të ditur Irish Mirror, mes risive që presin shikuesit është edhe dëshmia e Anita Dobson-it, bashkëshortja e Brian May-t e mikeshë e ngushtë e Freddie-t, e cila rrëfen mënyrën si ai po përgatitej për vdekjen, që 6 muaj para se të mbyllte sytë, si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore nga SIDA.

Freddie më tha: “Kur të mos jem në gjendje të këndoj, ai do të jetë momenti në të cilin do të vdes”.

Në dokumentar, Anita e përshkruan yllin e muzikës si “shumë të dobët e të pafuqishëm” para ndarjes nga jeta, më 24 nëntor të vitit 1991, në shtëpinë e tij në West London.

Ndërkohë, asistenti personal i Freddie-t, Peter Freestone tregon si u kujdes për të në dy javët e fundit të jetës ndërsa lideri i “Queen” refuzonte ilaçet.

Joe Fanelli më telefonoi rreth orës 05:00 të mëngjesit. Praktikisht, Freddie sapo kishte hyrë në gjendje kome. Bëmë gjithçka për t’u kujdesur, i ndërruam bluzën e ishim aty kur dha shpirt.

Ndërkaq, gjatë verës, Brian May konfirmoi angazhimin për një kapitull të dytë të “Bohemian Rhapsody”.

Po punojmë e kërkojmë disa ide. Askush nuk e priste suksesin e jashtëzakonshëm të filmit të parë.