Celebrities Gossip Showbiz

Gisele Bündchen tregon ‘luftën’ e saj me ankthin dhe depresionin!

Supermodelja Gisele Bündchen ishte e ftuar në “The View”, ku ndau mënyrën se si ajo vetë kishte shpëtuar nga depresioni dhe sulmet e panikut në të 20-tat, duke ndryshuar jetën e saj.

Nuk e kisha as idenë më të vogël që gjithçka ishte kaq shumë e lidhur me mënyrën si jetoja dhe sidomos me ushqimin. Nuk po i kushtoja rëndësi trupit, po ecja me 160 km në orë.

Gisele pranoi se për një vit të tërë iu desh të shkonte nga specialisti në specialist për të ndihmuar veten, por asgjë nuk po e zgjidhte problemin.

Kur takova një doktor më tha që duhet të ndryshoja dietën dhe unë u habita sepse nuk e besoja dot që ushqimi kishte lidhje me sulmin e panikut, por ai më siguroi që gjithçka niste pikërisht aty.

Në atë moment ndryshoi gjithçka sipas supermodeles, e cila më tej nisi të praktikonte yoga, meditimin dhe thotë se u transformua si njeri. Gisele është autore e librit të gatimit “Nourish” dhe në një intervistë më të hershme ajo ka shpjeguar lidhjen e ngushtë me ushqimin duke zbuluar të vetmin ushqim që nuk e ha kurrë, i cili është sheqeri i bardhë, që sipas saj është helm për trupin.

Jam shumë e emocionuar të shpall librin tim të ri të gatimit, Nourish. Njerëzit gjithmonë më pyesin se çfarë ha dhe si qëndroj në formë. Ushqimi i mrekullueshëm është diçka për të cilën kam pasion dhe është jetike për një mënyrë jetese të shëndetshme. Në Nourish, ndaj recetat e preferuara të familjes sime, të thjeshta dhe të shijshme dhe disa rituale të kujdesit për veten që më ndihmojnë shumë në jetën time, veçanërisht si një nënë e ngarkuar dhe që punon. Jam e lumtur që mund ta ndaj këtë libër gatimi me të gjithë ju! Shpresoj t’ju pëlqejë! Shikoni, tani është i disponueshëm për porositje paraprake dhe do të dalë në mars.