Botë e Çuditshme Design

Gjithçka në kohën kur nisi pandemia/Bota e egër në Kenia në disa foto!

Fotografi profesionist, Felix Roma, i njohur për koleksionet e tij të shumta nga bota e egër, ka publikuar, së fundmi, disa fotografi nga udhëtimi i tij në Afrikë. I angazhuar në një projekt, në kampet e Afrikës Lindore, fotografi Roma, në kohën kur nisi pandemia e COVID-19, u detyrua të qëndronte në Kenia, por e shfrytëzoi këtë për të fiksuar disa imazhe mahnitëse të kafshëve të egra, që më në fund gjendeshin në habitatin e tyre, larg syve të turistëve.

Për “CNN Travel”, ai tregon se kalon orë të tëra me aparatin e tij fotografik, i fshehur në shkurre, për të fiksuar momentin perfekt dhe kjo situatë e izolimit dhe mungesës së lëvizjes, ia favorizuan punën për të realizuar fotot.

Fotogaleria e mësipërme jep disa nga imazhet e botës së egër në Kenia.

Së fundmi, ju rikujtojmë se janë publikuar imazhet mahnitëse nga konkursi i fotografisë për botën e egër natyrore. Edicioni i 57-të i këtij viti, i cili organizohet nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër, kishte një numër rekord pjesëmarrësish. Juria përzgjodhi midis 50 000 paraqitjeve nga fotografët e 95 vendeve të ndryshme, duke vlerësuar “kreativitetin, origjinalitetin dhe përsosmërinë teknike”.