Celebrities Gossip Showbiz

Gjyqit mes Johnny Depp dhe Amber Heard po i vjen fundi! Çfarë thanë avokatët e tyre në seancën e fundit?

Numërimi mbrapsht në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard ka filluar. Të premten, avokatët e ish-çiftit filluan të japin argumentet e tyre përfundimtare në sallën e gjyqit në Fairfax, Virxhinia, duke shqyrtuar shumë nga akuzat për secilën palë që nga fillimi i gjyqit më 11 prill. Avokatja e Depp, Camille Vasquez për akuzat e Heard për abuzim kundër aktorit në fund u shpreh se:

Ju ose i besoni të gjitha, ose asgjë. Ose ajo është viktimë e abuzimit vërtet të tmerrshëm ose është një grua që është e gatshme të thotë absolutisht asgjë të vërtetë në të gjithë këtë histori.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij përfundimtare, avokati i aktores në filmin ‘Aquaman’, Ben Rottenborn, deklaroi, sipas PEOPLE se:

Nëse vërtetohet se ai abuzoi një herë me të, Amber fiton.

Ndërkohë, Depp po padit Heard për shpifje për një shkrim që ajo ka bërë në dhjetor të 2018 dhe që e publikoi në lidhje me akuzat për abuzim, megjithëse nuk e përmendi atë me emër. Heard nga ana e saj e ka paditur për shpifje dhe kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim. Ajo pretendon se Depp nisi një fushatë në internet për t’i cilësuar akuzat e saj si “të rreme” dhe “mashtruese”, duke shkaktuar që reputacioni dhe karriera e saj të binin.

Depp dhe Heard u martuan në vitin 2015, por u divorcuan në maj 2016 pasi Heard paraqiti kërkesën për divorc dhe kërkoi një urdhër mbrojtjeje ndaj dhunës në familje. Johnny Depp hodhi poshtë akuzat e saj për abuzim dhe ish-çifti arriti një marrëveshje jashtë gjykatës në gusht 2016.