Fashion Health & Beauty

Hasni probleme për të bërë penelin? Ja cilat janë 5 metodat më të thjeshta që mund t’ju vijnë në ndihmë!

Kur mendoni që të bëni penel shpesh herë mund t’ju duket shumë e vështirë dhe shpesh herë nuk arrin që të dalë në atë mënyrën më perfekte prandaj  në shumicën e rasteve e lini fare. Peneli është shumë i rëndësishëm nëse mendon që të bësh make-up pasi e thekson formën e syrit dhe e vendos më në pah të gjithë look-un. Pavarësisht formës së syrit dhe pavarësisht nëse ju pëlqen peneli i lëngshëm ose jeni adhurues të lapsit këto truke të vogla do t’ju ndihmojnë që të arrini të bëni një penel perfekt dhe të bukur. Pasi të hidhni një sy, do të kuptoni se nuk është edhe aq e vështirë në fund të fundit.

1. Penel me stampim

Nëse dëshironi që të keni një penel perfekt dhe mos te lodheni duke u munduar që të arrini perfeksionin ju vijnë në ndihmë penelat më të rinj me stampim. Janë shumë të thjeshtë për t’u përdor dhe nuk ju marrin aspak kohë.

@lovoir

@nadegsh24 #lovoir #eyelinerstamp #flickstick #eyelinerstamp #wingedeyelinertutorial #flickstickeyeliner #wingedeyelinertutorial #wingedeyelinerhack

♬ original sound – Lovoir – Lovoir

2. Përdorni një fill dentar

Pavarësisht se filli dentar mund të përdoret për të pastruar dhëmbët kjo është një mënyrë e re dhe e lehtë e cila mund të përdoret për të krijuar penelin. Mjafton që të lyeni pjesën e vogël të fillit dentar me penel dhe më pas e poziciononi në cepin e syrit tuaj. Në këtë mënyrë ju krijoni vija të vogla ndihëse në formë trekëndore që më pas mund t’i plotësoni lehtësisht më pas.

@fferlopez

Eyeliner hack! #eyeliner #wingedeyeliner #eyelinertutorial #wingedeyelinertutorial #eyelinerhack #eyelinerhacks #wingedeyelinerhack

♬ Azul – J. Balvin

3. Përdorni kartën e kreditit

Për të krijuar penelin perfekt ju mund që të përdorni edhe kartën e kreditit. Mbajeni kartën diagonalisht kundër qepallës së syrit tuaj dhe kalojeni lehtësisht penelin e zi ose lapsin në ngjyrën e zgjedhur nga ju dhe më pas mjafton vetëm që të plotësoni pjesën e mbetur.

https://www.tiktok.com/@dariatka/video/6942555382921383174?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.bustle.com%2Fstyle%2Fwinged-eyeliner-hacks-tiktok&referer_video_id=6942555382921383174&refer=embed&is_copy_url=1&is_from_webapp=v1

4. Pëdorni ngjitës shirit

Mjafton që të vendosi ngjitës shirit në pjesën e syrit ku ju dëshironi që të bëni penelin. Më pas mjafton që më penelin tuaj të ndiqni diagonalen e shiritit nga fillim deri në pjesën ku ju doni që të bëni penelin.

@ahliyahmichelle

thought i’d hop on the colored lash trend 🔥 #coloredlashes #redeyeliner #crystalmakeup #15secondmakeup #wingedliner #graphicliner #graphiclinerlook

♬ What I Do? – ZaZa

5. Lidhni pikat me njëra-tjetrën

Kjo metodë mund të funksionojë më së miri nëse keni një penel në formën e një lapsi dhe pak aftësi tuajën. Vizatoni një sërë vijash vertikale ose pika të vogla përgjatë pjesës së sipërme të qepallës tuaj dhe një vijë diagonale pak të lakuar në cepin e jashtëm. Lidhni të gjithë pikat me njëra-tjetrën dhe mbushni hapësirën për të krijuar një formë të trashë dhe të bukur.

@elliemakeupartist

Day ?? of lockdown. Another winged liner tutorial ✔️ #fyp #fypage #makeuptutorial #makeupartist #wingedeyeliner #levelup

♬ Bored In The House – Tyga & Curtis Roach