Celebrities Gossip Music

Hitin që ju e pëlqeni aq shumë, Victoria Beckham refuzon kategorikisht ta këndojë përsëri!

Ish-ylli i “Spice Girls”, Victoria Beckham së bashku me vajzat e grupit të njohur muzikor kanë krijuar një sërë hitesh gjatë kohës së artë të tyre. Por nëse ka ndonjë hit që Victoria do të donte ta harronte është pikërisht “Wannabe”. Ajo u shpreh në një podcast në E! News se kënga thjesht nuk i përshtatet më.

Më pëlqente në atë kohë… E dini çfarë, thjesht nuk mendoj se tingëllon njësoj ta këndoj tani. Me pak fjalë, mund ta këndojnë të tjerë tani.

Megjithëse Victoria ka rezerva për atë periudhë të jetës së saj, ajo ka ende shumë dashuri për Mel B, Mel C, Geri Halliwell dhe Emma Bunton. Gjatë intervistës së saj, ish-ylli i ‘Spice Girls’ madje shpjegoi se si grupi e mësoi atë të mos hiqte dorë kurrë nga kohët e mira dhe të kalonte më pas në industrinë e modës dhe bukurisë.

Unë mendoj se është thelbësore të punosh shumë dhe produkti do të jetë i mirë. Pra, me ‘Spice Girls’, muzika ishte vërtet e mirë, muzika qëndronte në vetvete. Ju e dini, teksti qëndronte në vetvete, meloditë po ashtu.

Thuhet se “Spice Girls” kanë hequr dorë nga planet për koncertet e tyre të ardhshme dhe një film të animuar pas turneut të tyre të shitur “Spice World – 2019”, me grupin që ka shkuar sërish në rrugë të ndryshme të karrierës së tyre. Vajzat, Geri Horner, Melanie Chisholm, Melanie Brown dhe Emma Bunton kishin lënë të kuptohet se ato do të dilnin sërish në skenë me një turne botëror në të ardhmen e afërt. Por pandemia thuhet se i ka vënë frenat propozimeve.

Sjellim në vëmendje se David Beckham ka biseduar për zakonet e të ngrënit të bashkëshortes së tij Victoria. Ish-lojtari i Manchester United pretendon se këngëtarja ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit. David pranoi se ai dhe stilistja kanë ndarë ushqim nga e njëjta pjatë vetëm një herë gjatë viteve. Zbuloni më shumë në këtë link.