Showbiz

I kërkon falje publikisht bashkëshortes pasi u fotografua me dikë tjetër, ja çfarë bën Jessica Biel për të marrë hak

Ditën e kaluar Justin Timberlake bëri një deklaratë publike ku shpjegoi se asgjë nuk ndodhi mes tij dhe koleges Alisha Wainwright të cilët u fotografuan të kapur për dore në New York.

Këngëtari gjithashtu i kërkoi publikisht falje bashkëshortes së tij Jessica Biel për një sjellje aspak korrekte duke theksuar se ishte i pirë dhe asgjë nuk ndodhi.

Kjo ngjarje e cila ka stresuar familjen e tij prej dy javësh është kthyer në epiqendrën e vëmendjes në media. Si për të marrë hak, Jessica Biel e ka detyruar bashkëshortin e saj të vendosë unazën e martesës.

Justin është fotografuar duke dalë nga shtëpia e tij me unazën në gisht.