Celebrities Live From Tirana Showbiz

Instagrami dhe personazhet e famshëm, çfarë të rejash kemi këtë javë?!

Instagrami, është bërë burim kryesor mbi çdo informacion të mundshëm rreth jetës së VIP-ave tanë të preferuar. Çdo të premte, rubrika e “Social Top 5“, pjesë e programit më të dashur “Live From Tirana“, ju prezanton me të rejat më të fundit nga bota e rrjetit social më të përdorur. Do të njiheni me personazhet e huaj dhe shqiptarë, të cilët kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës gjatë këtyre 7 ditëve.
Folësja, Ksenja Shoshaj jep gjithashtu dhe arsyet se përse kanë ndodhur këto ndryshime në shifrat e ndjekësve të VIP-ave…

Personazhet e huaj që kanë fituar më shumë ndjekës:

5. Dua Lipa vijon të fitojë ndjekës me të njejtin ritëm, 400K ndjekës.
4. Billie Eilish gjatë kësaj jave ka shtuar 1.8M ndjekës.
3. Beyonce, në vendin e tretë, numri i ndjekësve të saj është rritur me 2M.
2. Kim Kardashian gjatë këtyre shtatë ditëve ka shtuar 3M ndjekës.
1. Në vend të parë, prej shumë javësh tashmë, qëndron këngëtarja e njohur, Selena Gomez. Kjo për shkak të nismës së saj për të ndihmuar njerëzit me probleme mendore. Ajo ka fituar 6M ndjekës.

Personazhet shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës:

3. Don Xhoni, ka fituar 1K ndjekës gjatë kësaj jave.
2. Modelja e njohur, Oriola Marashi, shtatë ditët e fundit ka fituar 4K ndjekës.
1. Jasmin Kadriu, vazhdon të rrëmbejë zemrat e shumë njerëzve si dhe ‘follow-ët’ e tyre. Këtë javë, numri i ndjekësve të saj është shtuar me 16K.

Le të shohim anën e errët të medaljes, ku njohim  personazhet shqiptarë që kanë humbur më shumë ndjekës:

Ndryshe nga javët e shkuara, ku këto personazhe kanë qenë në krye të renditjes duke fituar sa më shumë ndjekës, këtë herë duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.

3. Antonela Berishaj, ka humbur 1K ndjekës.
2. Sindi Loci, shumë e përfolur për bëmat e saj në “Për’puthen”, ka pësuar rënie në shifrat e ndjekësve të saj me 1K.
1. Ndërkohë, në vend të parë qëndron Ledjana Prenga, e cila ka humbur 17.7K ndjekës. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja se përse ajo vendosi të mbyllë llogarinë e saj në Instagram. Kjo ka ndodhur pak kohë pasi ajo ka hapur “Ledjana Beauty” dhe “Ledjana Fitness”.