Celebrities Gossip Showbiz

Ish-banori i “Grande Fratello” Massimiliano Varrese bën postimin në shqip për fansat e tij, çfarë shkroi ai?!

Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashtu edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në “Grande Fratello”, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.

Që prej hyrjes të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, ajo është komentuar shumë në lidhje me raportin që krijoi me 47-vjeçarin.  Romanca e saj me aktorin italian duket se nuk u pranua nga familja e saj. Babai i banores hyri në shtëpi për të larguar të bijën nga formati. Heidi hoqi dorë nga “Grande Fratello” dhe pas daljes deklaroi se nuk ishte babai arsyeja e këtij vendimi. Në intervista të ndryshme, ajo është shprehur se ka kuptuar në bisedën me të atin, se nëna e saj nuk ishte mirë.

Pak kohë pasi u largua nga reality show italian, Heidi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku krijoi një lidhje dashurie me Romeo Veshajn. Ndërkohë pas përfundimit të “Grande Fratello”, duket se Varrese e ka parë se sa shumë i komentuar është në Shqipëri. E një ditë më parë ai ka bërë një postim në Instastory ku shkruan edhe shqip dhe bën një falenderim për fansat që i kanë shkruar.

Falenderoj sinqerisht të gjithë njerëzit që më shkruajnë me shumë dashuri këto ditë nga Shqipëria.

Është vënë re se aktori i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.