Celebrities Film & Tv Showbiz

Iu referua ish-partneres si “shoqe”, Austin Butler ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit!

Austin Butler është akuzuar se ka shpërfillur ish-të dashurën e tij Vanessa Hudgens, ndërsa ai foli në një intervistë të fundit për rolin e tij në filmin “Elvis”. Aktori 31-vjeçar tha se “një shoqe” e kishte inkurajuar që të portretizonte këngëtarin legjendar, por fansat nxituan të vinin në dukje se në fakt ishte ish-partnerja e tij. Njerëzit janë grumbulluar në Twitter për të kritikuar Austin se pse nuk i dha vëmendjen e tij yllit të muzikës ku ka disa njerëz që pretendojnë se ai ia detyron karrierën e tij asaj. Austin tha:

Kështu që po shikoja dritat e Krishtlindjeve dhe kishte një këngë të Krishtlindjeve të Elvis në radio. Unë isha me një shoqen time dhe po këndoja së bashku dhe ajo më shikon dhe më thotë: “Duhet të luash Elvis-in”.

Gjithashtu ai ka shtuar se pas disa javësh më vonë ishte duke luajtur piano dhe nuk ka kënduar kurrë para ndonjë prej miqve të tij apo ndonjë personi tjetër.

E njëjta shoqe ishte atje dhe unë vetëm po luaja në piano dhe ajo tha: “E kam seriozisht, ti duhet ta kuptosh se sa bukur do ishte të krijoje një skenar për të shkruar diçka ose për të performuar në film.

Vanessa ndau të njëjtën histori në ‘Live me Kelly dhe Ryan’ në vitin 2019, një vit para se ata të ndaheshin nga njëri-tjetri. Aktorja pranoi se ishte “shumë krenare” për aktorin për sigurimin e rolit. Duke reaguar ndaj Austin që përshkruante ngjarjen, një person shkroi:

Ai që e quan Vanessa Hudgens një “shoqe”? JU LUTEM!

Një tjetër shkroi në Twitter:

Ai ia ka borxh karrierën e tij asaj. Imagjinoni të kaloni një dekadë të tërë me dikë vetëm për t’iu referuar në intervista si një “shoqe”… unë do të derdhja lot të vërtetë.

Të tjerët u hodhën në mbrojtje të Austin, duke argumentuar se ai ndoshta e mendon Vanessa-n si një mik. Vanessa dhe Austin fillimisht kishin filluar të takoheshin pas takimit në xhirimet e “High School Musical” në vitin 2011. Ata ishin bashkë deri në vitin 2020 kur u ndanë për shkak të orarit të ngjeshur. Aktorja ka qenë më parë e lidhur me Zac Efron dhe nisi një romancë me lojtarin e MLB Cole Tucker në dhjetor 2020. Butler, nga ana e tij, u pa me modelen Kaia Gerber në dhjetor të vitit 2021 dhe ‘Page Six’ më vonë konfirmoi se ata po frekuentoheshin me njëri-tjetrin.