Celebrities Gossip Showbiz

Ja çfarë duhet të bëjnë banorët e “Big Brother Vip 2” sipas Beniada Nishanit!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada shpesh jep mendimin e saj në lidhje me situata të ndryshme shoqërore në vendin tonë e vetëm pak më parë bukuroshja si një ish-banore e “BBV1” ka dhënë mendimin e saj në lidhje me lojën e banorëve këtë edicion të dytë. Për Benin ajo çfarë konkurrentët duhet të bëjnë  është ta shijojnë më shumë eksperiencën e tyre, të heqin dorë nga strategjitë dhe të tregojnë më të mirën e vetes së tyre.

Një nga eksperiencat më të bukura, më të forta dhe plot me gëzim.

Po të isha aty do t’u thoja konkurrentëve ta jetonin këtë eksperiencë pa strategji. Të shijonin çdo moment, për të hapur zemrat e tyre dhe për të treguar më të mirën nga vetja.

Nuk kemi nevojë të bërtasim mendimet tona, sepse ata që nuk duan të dëgjojnë nuk do ta bëjnë kurrë ose do të gjejnë gjithmonë anën negative dhe për ta është humbje kohe.

Nuk është një luftë se kush fiton dhe arrin i pari, nuk është specia më e fortë që mbijeton, por më e zgjuara që i përshtatet situatave dhe ndryshimeve.

Nëse të gjithë do të ishim më të fokusuar në dhënien dhe jo heqjen, jam i sigurt se jeta do të ishte në një nivel më të lartë.

Dhe jam aq e sigurt që në këtë rast, kur të kalojnë vitet, njerëzit jo vetëm që do t’i kujtojnë por do të jeni krenarë për karrierën dhe vetën e juaj.

Së fundmi Beniada na ka treguar se ka nisur pushimet në Dubai ama vetëm pak më parë bukuroshja na ka treguar personat, me të cilët po shijon këto ditë relaksi dhe ata janë familjarët e saj. Beniada ka postuar në Instastory foto me vëllain dhe mamanë e saj dhe duket se po ia kalojnë shumë mirë, pasi shfaqen shumë të lumtur.