Fashion Health & Beauty

Ja çfarë s’duhet të mungojë nga garderoba juaj këtë verë!

Holly Willoughby, modelja dhe prezantuesja britanike, gjithnjë sjell risi dhe stil në veshjet e saj, të cilat shumë shpejt bëhen trend. Këtë herë, ajo na prezanton me fustanet me lule, të cilat mund të vishen që herët në mëngjes e deri në daljet e vona të mbasdites. Më tej, mund të ndiqni disa nga sugjerimet e saj.

Holly në këtë foto mban veshur një fustan të gjatë, me një të çarë të cilën e bën atë shumë tërheqëse. Fustani ka lule shumë të vogla, në një ngjyrë që i shkon me flokët e saj. Ju që jeni bjonde, nuk keni nevojë të kërkoni më për fustanin që do të vishni në daljen e radhes.

Një fustan i shkurtër, ngjyrë vishnje, me lule të bardha e rozë është veshja e radhës e Holly-t. Këpucët ngjyrë vishnje dhe rripi i zi e bëjnë kombinimin edhe më interesant. Praktike, e freskët dhe tepër e bukur me këtë fustan me lule.

Pranvera mbërriti dhe ajo që s’duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë stinë, pa diskutim janë ngjyrat. Ky fustan që mban veshur modelja është jeshil me lule të bardha. Detaj mjaft interesant janë kopsat dhe jaka e zezë. Kombinojeni me këpucët tuaja të zeza dhe jeni gati për dalje, normalisht që do të merrni gjithë vëmendjen.

I radhës, është fustani i kuq me lule të bardha. Në të, silueta juaj do të duket perfekte. Vishni këpucët tuaj të zeza dhe mund të dilni në mbrëmje për një pijë ose koktejl.

Fustan blu dhe lule të bardha, është veshja që do të tërheqë vëmendjen e kujtdo. Shoqërojeni me një palë këpucë bezh dhe jeni gati të sundoni botwn.