Fashion

Ja sa duhet të paguani për këtë bluzë të Balenciaga-s…

Shtëpia luksoze e modës parisiene Balenciaga duket se sa vjen e më shumë është e zgjedhura e shumë të famshmëve, duke filluar me Justin Bieber, Beyonce dhe Adele në mesin e yjeve që veshin këtë firmë. Por së fundmi, Balenciaga ka nxjerrë në treg një bluzë me një çmim paksa të pazakontë.

Kjo bluzë, e cila kushton mbi 1350 paund, është e thurur dhe e tëra me vrima. Duhet thënë se ky model ka çuditur shumë njerëz. Aktualisht kjo prurje e re e markës famshme të modës është shitur plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Materiali përbëhet nga 100% poliestër dhe ka të “grisura” në shumicën e saj. Një përdorues i “Twitter” bëri një koment lidhur me të:

Për vetëm 1350 paund ju mund të dukeni sikur keni humbur një luftë.

Një nga dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe kjo bluzë shitet, shkruan në përshkrim:

Balenciaga kurrë nuk ka pasur frikë të tejkalojë kufijtë sa i përket dizajnit. Kjo bluzë me logo të qëndisur nga marka e themeluar spanjolle ofron pamje të gjithçkaje që është veshur poshtë si rezultat i detajeve të grisura.

Rikujtojmë se, Balenciaga ka nisur të mendojë për koleksionin e ri për t’i paraprirë shtatorit, fillimit të sezonit të vjeshtës. Megjithatë, duket të jetë një koleksion jo brenda asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Kompania e modës ka vendosur të japë një mesazh të fortë dhe ta dedikojë këtë koleksion të quajtur “Feel Good” për komunitetin LGBTI.