Celebrities Gossip Showbiz

“Jam midis Teas dhe …”, Amosi flet për nominimet dhe thyen përsëri rregullin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë biseduar në oborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.

Amos: Jam midis Teas dhe nëse nuk bën ndonjë gjë Efi… besoj Tea…

Bjordi: Unë shikoj gjithonë Armaldon më të rrezikuar… unë nuk kam nominuar mund të them çfarë të dua…

Vetëm pak më parë në dhomën e gjumit Kristi, Olta dhe disa nga banorët e tjerë kanë folur rreth eleminimit të kësaj jave, ku Kristi është shprehur se më të rrezikuarit për t’u eleminuar janë Bjordi me Efin dhe të njëjtin mendim ka pasur edhe Olta.