Celebrities Gossip Showbiz

“Jam plotësisht zemërthyer!”, çfarë e shtyu Dua Lipa-n të mos mbajë turneun e saj në Europë?

Pandemia e ka bllokuar shumë jetën sociale dhe ka ndaluar artistët të mbajnë koncertet me fansat e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa, e cila për të dytën herë është detyruar të shtyjë turneun e saj në Europë, për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.

Fillimisht, Dua do ta mbante turneun e saj në maj të vitit të kaluar, por në atë periudhë filloi izolimi në të gjithë botën duke u shtyrë për në janar të këtij viti. Dukeqënëse, kufizimet vazhduan të mbeten në fuqi në Europë, artistja u detyrua ta planifikojë për në muajt shtator-tetor të këtij viti, por sërish nuk mund të mbahet për shkak të pandemisë.

Vetë Dua e ka bërë të ditur këtë gjë me anë të një postimi në Instagramin e saj, ku krahas datave që ishin caktuar pë turneun nëpër gjithë shtetet europiane, ka shkruar:

Jam plotësisht zemërthyer që num mund të vazhdojmë turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë këtë Shtator dhe Tetor. Ju lutem ruani biletat, pasi mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mes po pres të kthehem në skenë dhe të ribashkohen me të gjithë ju. Gjithashtu do të shtohen dhe data të tjera, të cilat do të dalin këtë javë. Me dashuri, Dua.