Celebrities Film & Tv Showbiz

Jennifer Aniston na solli disa momente nga prapaskenat e serialit më të ri!

Aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Jennifer Aniston me veprimin e saj të fundit arriti të zbuloi pak nga prapaskenat e serialit “The Morning Show”. 52-vjeçarja duket mjaft entuziaste për sezonin e dytë të serialit.

Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, dikur motrat Green tek seriali ikonik ‘Friends’, bashkuan forcat si aktore dhe producente ekzekutive në ‘The Morning Show’ që u transmetua në Apple TV+ në vitin 2019, duke krijuar shumë bujë në sezonin e tij të parë.  Sezoni i dytë i serialit pritej në vitin 2020, por me vonesa të shkaktuara nga pandemia globale, koha e transmetimit u shty. Drama është lançuar më 17 Shtator dhe është i disponueshëm vetëm në ‘Apple TV+’.

Sezoni i dytë i serialit pritet që të jetë po aq i suksesshëm sa sezoni i parë i cili bëri bujë të madhe. Jennifer ndau me afërsisht 40 milionë ndjekësit e saj në Instagram një postim ku kishte shkruar se:

Ne u kthyem. Sezoni 2 i @themorningshow është këtu dhe ne jemi të emocionuar ta ​paraqesim tek ju. Ndërkohë … ja dhe disa postime për qejfin tuaj. Dhe po. Aleksi merr një qen. Përfundimisht. Por ky është vetëm fillimi … 

Jennifer Aniston ofroi disa pamje të rralla nga prapaskenat e “The Morning Show”. Ajo postoi në rrjetin e saj social Instagram jo vetëm foto por edhe video teksa ajo shfaqet duke ecur në studiot e xhirimit. Në një foto tjetër që bukuroshja bjonde ka postuar ajo shfaqet me yllin Reese Witherspoon në një nga dhomat e xhirimeve. Ndërsa fotoja tjetër ishte me qenin e saj që e shoqëron gjatë rolit të Alex Levy në “The Morning Show”.

Së fundmi aktorja e njohur ka lançuar nga linja e saj më e re ‘LolaVie’, produktin e parë për kujdesin ndaj flokëve. Tashmë ylli i Hollywood ka vendosur që t’i futet botës së biznesit dhe të ketë markën e saj. Produkti i parë i lançuar emërtohet ndryshe ‘glossing detangler’ i cili kushton vetëm 25 dollarë.  Ky është një produkt i cili ka mjaft përfitime. Mbrojtja nga nxehtësia dhe përmirësimi i shkëlqimit janë dy përfitimet më kryesore.