Celebrities Gossip Showbiz

Jetmiri zbulon vendimin e marrë lidhur me qëndrimin e tij në “BBV3”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Spektakli i “Big Brother VIP” mbush plot 100 ditë nga nisja dhe për ta festuar këtë, të gjithë banorët kanë dalë nga shtëpia. Së bashku, ata kanë performuar në skenë këngën që krijuan duke krijuar një atmosferë fantastike dhe elektrizuese. Teksti i këngës u shkrua nga banorët dhe Graciano krijoi koreografinë, që ata realizuan.

Ndërkohë, Jetmiri zbuloi sot vendimin e marrë lidhur me qëndrimin në “BBV3”.

Jemtiri: E para e punës, dua të falenderoj mbështetësit që më mundësuan të qëndroj kaq gjatë. Dua t’ju falenderoj për mundësinë. Pavarësisht kushteve, etj. E kam menduar gjatë këtë gjë. Më quajte frikacak dhe më ngacmove sedrën sepse nuk jam ai njeri. Kam marrë një vendim që do të jetë i habitshëm. Kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju, nga publiku, ta vazhdoj rrugëtimin duke mos folur, përveç dhomës së rrëfimit aty do jem në dispozicion. Ndërsa me banorët nuk do flas fare deri në përfundim të rrugëtimit tim. Kam kaluar 50 ditë dhe të gjithë besoj e kanë parë kush jam unë. Nuk e shoh të nevojshme të tregoj më shumë dhe të vendosin ata se nëse duan të rri.