Celebrities Design Showbiz

Jo thjesht një teniste…Maria Sharapova paska disa talente të tjera!

Dikur tenistja më e mirë në botë, rusja Maria Sharapova këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobiljeve për shtëpi. Në bashkëpunim me markën e njohur të mobiljeve, “Rove Concepts”, 33-vjeçarja ka krijuar pjesë të frymëzuara nga arkitektura japoneze dhe estetika minimaliste.

Linja ekskluzive përbëhet nga 6 pjesë mobiliesh, divane, stola të veshur me tapiceri, llamba dyshemeje, qilima dhe një tryezë ndihmëse të bërë nga materiale natyrore të tilla si druri i arrës dhe kërpit.

Tekstili që mbulon mobiliet u dizajnua gjithashtu nga ylli rus i tenisit, duke krijuar një kadife të bukur ngjyrë kafeje dhe një ngjyrë të gjelbër ulliri elegante që mbulon pjesën qendrore të koleksionit, një divan të thellë të “ngulitur” në dru arre. Përveç dizajnit, pasi u tërhoq nga bota e tenisit, Maria Sharapova është gjithashtu e përfshirë në zhvillimin e mëtejshëm të markës së saj të ëmbëlsirave ‘Sugarpova’, të cilën ajo e themeloi në 2013.