Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm në pankarta, fytyra e Luizit shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptare!

Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi tashmë është fenomeni i këtij edicioni të dytë të “Big Brother Vip” përveç lojës së tij brenda në shtëpi, dashuria dhe lidhja e tij me Kiarën ka rrëmbyer zem,rën e shqiptarëve. Përveç dronëve dhe pankartave, fytyra e Luizit tashmë shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptave. Njëran prej tyre ka pasur ditëlindjen dhe ka marrë nga shoqëria e saj një tortë me fytyrën e Luizit ku dhe urimi ka qenë shumë i veçantë.

E dihet se Luizi nuk e pati aspak të lehtë që ta bënte për vete Kiarën. Në ditën e “Shën Valentinit” është publikuar kënga që ai ka krijuar brenda në shtëpi për Kiarën dhe titullohet “Me ty”. Këtë Luizi e ka menduar prej disa kohësh dhe “Vëllai i madh” i ka dhënë mundësinë që ta rregjistoj zërin brenda në shtëpi dhe të realizojë këtë dëshirë të tij. Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti mijëra shikime që në orët e para të publikimit dhe deri më tani kanë kaluar dhe kënga ka kaluar 4.2 milionë klikime në platformën YouTube, të cilat vazhdojnë akoma të rriten.