Botë e Çuditshme Health & Beauty Sociale

Joga nudo?! Teknika që do t’ju lëjë pa fjalë…

Vetëm për më të guximshmet, joga pa rroba do t’ju dhurojë kënaqësinë më të madhe. Qindra njerëz të guximshëm që praktikojnë rregullisht joga e kanë pranuar sfidën e postimit të fotove derisa praktikojnë ushtrimet pa veshur asgjë nga rrobat nën hashtagun #NYGyoga dhe #nekedyoga.

Sfidën e shkaktoi sensacioni i Instagramit “nude_yogagirl” si një fotografi, model dhe jogë anonime. Ajo e shfrytëzoi rastin për të treguar edhe trupin e saj në këtë mënyrë. Ajo arriti të mbledhë rreth 1.3 milion ndjekës.

Për më të guximshmet e “jogës lakuriq” është themeluar gjithashtu edhe shkolla e cila u jep mësim për jogën lakuriq. Çfarëdo që të ndodhë brenda orëve të mësimit në klasë, kjo lloj joge nuk ka tendencë të jetë seksi ose e çuditshme.

https://www.instagram.com/p/CNPaTQRpwhQ/?utm_source=ig_web_copy_link

Për mua, joga lakuriq është liri. Kur bëra joga lakuriq për herë të parë, ajo ndikoi në atë se si e shoh trupin tim dhe se sa më pëlqen. Trupat tanë janë mekanizma të përsosur. Joga e zhveshur mund të intensifikojë këto ndjenja dhe të ndikojë fuqishëm në trurin tuaj – tha ajo.

Disa nga pozat të cilat mund t’i shohim janë shumë kërkuese, ndërsa të tjera janë shumë intime. Qëllimi i tyre është të festojnë bukurinë dhe shëndetin e trupit dhe shpirtit.