Celebrities Music Showbiz

Ju njohim me disa nga hitet më të suksesshme të të gjitha kohërave të divës së muzikës, Britney Spears!

Që nga katapultimi në krye të kulturës pop, kur ishte vetëm adoleshente në fund të viteve ’90, Britney Spears ka fituar shumë çmime dhe ka arritur një super sukses me karrierën e saj për të mos përmendur shitjen e 34 milionë albumeve në SHBA.

Por Britney nuk është vetëm një nga artistet më të mëdha të shekullit të 20-të. Ajo është gjithashtu një nga “gurët” më të rëndësishëm kulturorë të fillimit të viteve 2000, duke simbolizuar gjithçka, nga pafajësia e nxënësve në periferi, tek besimi i guximshëm seksual, tek elasticiteti dhe liria e fituar me vështirësi. Artistja ka festuar sot ditëlindjen e saj dhe ne ju sjellim në rikujtesë disa nga hitet e saj më ikonike ndër vite…

Toxic (2003)

Gimme More (2007)

Oops! … I Did It Again (2000)

(You Drive Me) Crazy (1999)

… Baby One More Time (1998)