Botë e Çuditshme

Ju njohim me Zoey, qeni me gjuhën më të gjatë në botë!

Zoey, një qen Labrador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si qeni me gjuhën më të gjatë në botë. Gjuha e këtij qeni është 12,7 cm e gjatë. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar vetëm 3 muaj më parë, me një qen anglez që kishte gjuhën 9,49 cm. Pronarët e qenit thonë se gjuha e tij rrinte jashtë që kur ishte këlysh.

Menduam se do të rritej fizikisht dhe gjuha do të dukej më e vogël, por nuk ndodhi kështu. Qeni ynë ka një gjuhë shumë të madhe krahasuar me trupin. Kur njerëzit i afrohen për ta përkëdhelur, ne i paralajmërojmë që mund t’i bëjë me jargë dhe zakonisht, largohen me njolla në veshjet e tyre.

Rikujtojmë, se qeni më i vjetër në botë po jeton në të 30-at e tij. Bobi, një qen portugez i cili u shpall qeni më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness në shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 31-të disa ditë më parë, sipas një njoftimi për shtyp nga Guinness. Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo, një racë e qenve portugez të trajnuar për të ruajtur bagëtinë, sipas pronarit të tij.