Botë e Çuditshme

Qeni me gjuhën më të gjatë në botë!

Një qen nga Arizona, gjuha e të cilit është 9.4 cm më e gjatë se feçka e tij, u nderua me Rekordin Botëror Guinness për gjuhën më të gjatë të një qeni të gjallë. Seteri 3-vjeçar anglez, i quajtur Bisbee, iu dha titulli pasi pronarët e tij, banorët e Tucson, Jay dhe Ericka Johnson, vendosën të matin gjuhën e qenit nga një veteriner. Çifti adoptoi Bisbee si një qenush në një ankand bamirësie dhe shpejt vunë re gjuhën e tij jashtëzakonisht të gjatë. “Ai thjesht dukej vërtet joproporcional,” tha Ericka Johnson për GWR.

Ndërsa, Jay Johnson u shpreh se fillimisht nuk e shihte gjuhën e Bisbee-t si të pazakontë. “Mendova se ishte relativisht normale, por ajo e mori përsipër të më vërtetonte se gaboja dhe matën gjuhën e tij dhe ja, ai ka një gjuhë të gjatë”, tha ai.

Rikujtojmë, një burrë nga Kalifornia me gjuhën më të gjatë në botë, thotë se ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të vënë në punë muskujt e tij, duke pikturuar. Nick Stoeberl, u vlerësua me rekordin botëror për gjuhën më të gjatë kur u mat zyrtarisht në 10 cm nga maja te dhëmbët në vitin 2012. Ai tregoi aftësitë e tij të pazakonta në pikturë gjatë një paraqitjeje në serialin ‘ITV This Morning’.