Health & Beauty

Ju prezantojmë me 4 buzëkuqet më të pëlqyera të momentit!

Nuk ka asnjë vajzë në botë që mos të përdori buzëkuq apo mos të jetë e fiksuar pas tyre. Padyshim çdo vajzë e ka një të tillë në çantën e punës apo të plazhit. Buzëkuqi është aksesori që plotëson dhe zbukuron të gjithë veshjen tonë. Mjafton të lyejmë pak buzët dhe veshja jonë bëhet më klasike.

Nëse jeni kurioze të dini se cilët janë buzëkuqet më të përdorura dhe më të shitura të momentit, atëhere njihuni me to:

1.”MAC Matte Lipstick”

2.”Fenty Beauty Stunna Lip”

3.”Dior Rouge Dior Refillable Lipstick”

4.”Chanel Rouge Allure Luminous Intense Lip”

Buzëkuqi lidhet jo vetëm me tonin e ngjyrës së lëkurës suaj, por edhe me formën që fytyra ka. Fytyrave të ndryshme u përshtaten ngjyra të ndryshme buzëkuqi. Rikujtojmë, se me kthimin në jetën shoqërore veçanërisht për njerëzit e vaksinuar, dyqanet e kozmetikës në SHBA përjetuan një bum në shitjen e buzëkuqëve: mbi 34 milionë në fund të prillit. Sipas “CNN”, me relaksimin e masave kufizuese të pandemisë, e gjithë vëmendja duket se është rikthyer te buzëkuqi.

Çdo vit e më shumë njerëzit po i kushtojnë kohë dhe vëmendje të detajuar pamjes së tyre. Edhe pse jemi në 2021-in, në kohën ku njerëzit janë fiksuar pas trendeve të famshme të Instagramit dhe TikTok-ut disa veshje dhe make up-e të viteve 90′-të vijojnë të mbeten ende në modë.

Trend-et e fundit të modës shpesh tregojnë disponimin e përgjithshëm të shoqërisë. As ky vit nuk bën përjashtim. Disa preferenca të stilit të flokëve të të famshmëve kanë të përbashkëta dhe të gjithë duket se janë në humor për të eksperimentuar! Stili i veshjes është një mënyrë shumë e mirë për të bërë një përshtypje të mirë, por edhe make up-i gjithashtu.