Celebrities Gossip Health & Beauty

Ju prezantojmë me dhëmbët mbi 1 milion dollarëshe të Post Malone!

Reperi i njohur amerikan, Post Malone ka realizuar një punim estetik të dhëmbëve në total, duke vendosur 28 dhëmbë qeramike dhe dy diamantë. Dhëmbët e qenit, reperi vendosi t’i bëj sipas trend-it që ka lindur që në vitet ’80, kur personazhe publikë filluan të bëjnë dhëmbë floriri, ose argjendi, ama puna që mori përsipër Post Malone, ishte tjetër nivel.

Diamantët që ka realizuar janë 14-karatsh dhe janë punuar nga një staf i madh dentistësh dhe argjendarësh që e kanë realizuar këtë punë për herë të parë.

Thuhet, se është dashur më shumë se një vit që ndërthurja e qeramikës dhe diamantit të testohej dhe të arrihej rezultati i duhur. Puna me dhëmbët u ekspozua edhe në ‘Instagram’. Sa kushtoi punimi?

Vetëm 1.6 milionë dollarë!

Rikujtojmë, se këngëtari i famshëm rreth një viti më parë u bë pjesë e një podcast-i jo të zakonshëm për 4 orë të tëra me Joe Regan. Ata folën për eksperiencat paranormale, teori konspirative dhe UFO-t. Reperi pranoi se beson se jeta jashtëtokësore ekziston dhe ai ka qenë 2 herë dëshmitar.