Fashion

Ju prezantojmë me tendencat e modës që do t’ju ndjekin përgjatë vitit 2023!

Një vit tjetër ka ardhur dhe ka ikur, që do të thotë se është koha të fillojmë të planifikojmë tabelat tona të vizionit për vitin e ardhshëm. Por së pari, le të flasim për tendencat e stilit të vitit 2023 që ekspertët parashikojnë se do të marrin përsipër për garderobën tonë. Falë Pinterest-it, ne dimë të fillojmë të bëjmë blerje për trendet e këtij viti, një prej të cilave janë sigurisht dantellat.

“Revista Glamour” ka kontaktuar me disa ndikues të modës dhe stilistë për tendencat e stilit të vitit 2023 që ata mendojnë se janë në horizont. Midis ekspertëve, kishte një temë të përgjithshme për vitin e ardhshëm: përqafimi i stilit tuaj. Tendencat e mëposhtme janë të gjitha argëtuese për të marrë pjesë, sigurisht, por vetëm nëse mund t’i bëni ato tuajat. Krijuesja e modës Kendall Rayburn thotë për “Glamour”:

Mendoj se njerëzit po ndihen më rehat me kalimin e kufijve. Moda po bëhet më kreative për sa i përket vetë-shprehjes.

Më poshtë janë tendencat e stilit të vitit 2023 për t’u kujdesur, sipas ekspertëve.

 Gjithçka ‘oversize’

Gjenerata e re e ka dëbuar tashmë xhinsin e ngushtë nga dollapët e tyre. Me xhaketat e lirshme dhe këmisha shumë të gjera që na dalin çdo ditë si trend në faqen TikTok For You, Rayburn parashikon se trendi të gjërave do të vijë në rritje vitin e ardhshëm, madje edhe pjesa e poshtme e pantallonave tona do të jenë më e gjerë.

Korsetë

Katia Barros, bashkëthemeluese e markës së njohur të modës “Farm Rio”, thotë se dukja e korsesë së epokës viktoriane po evulon më shumë këtë vit. Trendi është parë së fundmi tek të famshmit si Kim Kardashian dhe Bella Hadid dhe pritet të vazhdojë vitin e ardhshëm. Barros thotë për “Glamour”:

Ne i duam fustanet me korse të ngushta në trup, me atë pamje seksi por të lezetshme.

Fustanet dhe fundet e shkurtra

Kohës së fustaneve poshtë gjurit po i vjen fundi sipas Rayburn. Ajo po parashikon fundet më të shkurtra që do të pushtojnë botën e modës vitin e ardhshëm. Ajo thotë:

Fundet e vogla dhe fundet e qepura janë të gjitha stile që unë mendoj se do t’i shohim më shumë këtë vit. Po, kjo do të thotë që minifundet po kthehen të hakmerren.