Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Julka Gramo dhe partneri i saj Silvester na tregojnë eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!

Julka Gramo dhe Silvester Shuta janë një nga çiftet më simpatikë dhe energjikë të “Dancing With The Stars”. Të ftuar në “Live From Tirana”, dyshja na ka zbuluar më shumë mbi eksperiencën e tyre në këtë format dhe jo vetëm.

Julka, si ka qenë telefonata e pare ku të ftuan për të qenë pjesë e kastit?

Ka qenë një mesazh nga Eurilda, producentja ekzekutive e “Dancing With The Stars”. Nuk e fsheh, më pëlqente shumë si ide. Ftesa më erdhi shumë ëmbël. Dolëm, e dëgjova çfarë kishte për të thënë, por kisha shumë pikëpyetje në mendje. Vetëm për shkak të kohës kryesisht, sepse secili prej nesh ka impenjimet e veta. Pikëpyetjet e para janë çështje organizimi. Përveç projekteve të mia radiofonike,unë jam e impenjuar si nënë dhe kjo ishte pikëpyetje shumë e madhe. Por pastaj kur bisedova me nënën time, më tha të mos e çaja kokën fare sepse ajo ishte aty. Më pas ishte ideja se kush do ishte pjesë e kastit, asnjëri nga ne nuk e dinte. Pastaj ishte balerini, sesi do të ishte energjia mes njëri-tjetrit. Hera e parë kur u takova me Silvesterin m’u duk shumë serioz dhe mendova çfarë do bëj unë me këtë. Por pastaj u ambientuam.

Çfarë mendoi Silvester kur mësoi se do të ishte partneri i Julkës?

Në fillim nuk e dija kush do të ishte. Në momentin e parë që e mora vesh, thashë shyqyr që është këngëtare sepse ka vesh për muzikë (qesh).

Si ishin provat e para? Silvester na tregon:

Në fillim u morëm me prezantimin e kërcimit. Kur hedhim një koreografi shohim sa e aftë është, sa e shpejtë është që ta kapi kërcimin. Pastaj e shtojmë pak dozën. Java e e parë ishte pak e vështirë, sepse kishim dhe një quick step. Kishte pak problem me memorizimin e hapave. Por në fund ia dolëm.

Çfarë surprize keni këtë javë për publikun? Ja çfarë na zbulon Julka:

Këtë javë vijmë me një vals, që si kërcim nuk është shumë në natyrën time. Por nuk është një vals tipik. Vjen pak në atmosferë Halloween, sepse këtë javë do vijmë të gjithë në frymën e Halloween, të maskuar. Mendoj se do dalim mirë. Shpresojmë të dalim aq mirë sa në prova.